Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar nga SPAK me akuzat për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”, ka reaguar ndaj arrestimit të tij duke theksuar se kjo ka ndodhur për të mbajtur larg nga punët e qytetit.
Nga qelia, ai ka shpërndarë disa foto që tregojnë progresin në ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë.
Veliaj theksoi se edhe pse ndodhet në burg, puna për ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet vazhdon pa u ndërprerë.