Ballina Kronika Qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen dhe më pas veten, postimi në...

Qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen dhe më pas veten, postimi në TikTok të Kolë Manajt para ngjarjes së rëndë!

121
0

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme vendin ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital dhe më pas vrau veten.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të paradites së sotme (18 Shkurt) në lagjen “Mark Lula”. Ndërsa vetëm 3 ditë më parë, Kolë Manaj me anë të një postimi në rrjetin social TikTok duket se kishte paralajmëruar problemet në çift.

Pas një mungese prej më shumë se 1 viti në TikTok, ai ka publikuar një video të Fifit teksa këndon “Shkrepsja Dhe Duhani”, tekst i dedikuar dashurisë së humbur.

Postimi i këngës ku në tekst thuhet “qysh me hek merzin kur se kam dashnin”, duket se tregojnë që 34-vjeçari, i cili humbi jetën dhe bashkëjetuesja e tij, kishin konflikte në marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë në postime të tjera ku ka publikuar foto me 44-vjeçaren, e cila është e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve, ai shpreh dashurinë ndaj saj.  “Nëse e do fort mos hiq dorë prej saj”, ishte thënia që viktima ka shoqëruar një prej kolazheve me foto ku pozoi krah Anila Prendushit, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Ndërkohë në cover në rrjetin social mbante një foto ku kishte pozuar krah bashkëjetueses së tij me shkrimin “Koli&Anila 07.01.2017”, referuar mesa duket datës së lidhjes së tyre.