Ballina Kosovë Takimi në Bruksel, emisari i ri i BE-së takon ambasadorin e Kosovës/...

Takimi në Bruksel, emisari i ri i BE-së takon ambasadorin e Kosovës/ Zbulohet se çfarë u diskutua

50
0

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ky i fundit në një postim në platformën X ka thënë se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, për siç ka thënë ai, të përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE.

E për këtë takim në X ka shkruar edhe Sorensen.

Ai e ka vlerësuar të mirë takimin me Bajramin, teksa ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mezi presim bashkëpunimin në formësimin e dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka deklaruar Bajrami.

Për këtë takim ka shkruar edhe me Peter Sorensen, i cili ka thënë se do të punojnë për normalizimin e të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një takim të parë të mirë me ambasadorin Agron Bajrami sot. Mezi presim të punojmë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.