Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari nisi shpërndarjen e 1000 karrocave për ata që kanë nevojë, një iniciativë e rëndësishme që do të shtrihet në çdo qytet dhe fshat.
Në ditën e parë, u shpërndanë 300 karroca, dhe puna do të vazhdojë për të mbështetur më shumë individë. Ky mision i mbështetur nga Fondacioni Mane synon të sjellë ndihmë për shumë njerëz, duke u kujdesur për ata që kanë më tepër nevojë.
Arbër Hajdari: Sot nisëm shpërndarjen e 1000 karrocave për ata që kanë nevojë, por nuk do të ndalemi këtu. Do të vizitojmë çdo qytet, çdo fshat, do të trokasim në çdo derë, për t’u gjendur pranë atyre që kanë nevojë dhe për t’ua dhuruar këtë ndihmë kaq të rëndësishme.
Sot u shpërndanë 300 të parat dhe do vijojmë me të tjerat, në total janë 1000. Faleminderit Fondacionit Mane për mbështetjen dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij misioni.