Bulevard ka siguruar listën, që mund të pësojë edhe ndonjë ndryshim rrugës sipas burimëve, për primaret që do të zhvillohen me 1 Mars, një proces ky tashmë i bërë publik nga strukturat e PD, por edhe një risi sipas demokratëve pas një tranzicioni tre vjecar që kjo parti u përball. Sipas burimëve që komunikuan me gazetën në listë janë marrë parasysh disa kritere që kanë të bëjnë jo vetëm me angazhimin në parti por edhe duke përfshirë shpërndarjen gjeografike si dhe për më shumë përfaqësimin e “komuniteteve” që janë krijuar nga lëvizja e lirë në Durrës, por pa harruar edhe durrsakët e vjetër apo autoktonë. Ajo që bie në sy është se në këtë listë përvec disa emra që janë kthyer në “ikona” të PD lokale , nuk mungojnë edhe emra të rinj që pretendojnë të kalojnë pragun për të pasur më pas mundësinë e një tjetër vlersimi nga Tirana. Po ashtu nuk mungojnë edhe emra ish deputetësh ku spikat Igli Cara dhe po ashtu Fatbardha Kadiu, deputete që ju ndërpre mandati nga një vendim i PD për ti dorëzuar. Emri Vata, ish drejtor policie në Durrës do të jetë në këtë listë, ndërkohë që edhe në zgjedhje të tjera ai ka qenë si ‘grup i gatshëm’ për të mbrojtur votat dhe pse nuk pati nevojë pasi nuk i vodhi askush. Tashmë ai kthehet si njeri politik në PD e Durrësit duke kandiduar dhe me siguri do të jetë në listën e “sigurisë”. Ndërkohë që Floriana Garo dhe Ilirjana Kucana do të jenë dy emrat surprizë që do të kalojnë nëpër strukturat e PD për t’u votuar. Ndërkohë që burimet nga PD janë shprehur për Bulevard se lista mund të pësojë ndryshime në ditët që kanë mbetur dhe po shikohen edhe mundësi të tjera që zakonisht lidhen me pakënaqësi.
Lista e primarëve në Durrës
1-Emri Vata
2-Shyqëri Myrtollari
3-Ilirjana Kucana
4-Jola Hysi
5-Morena Boja
6-Ermal Varaku
7-Floriana Garo
8-Skender Dika
9-Nasild Alikaj
10-Bislim Ahmetaj
11-Manjola Luku
12-Silvia Gjepali
13-Armand Dervishi
14-Fatbardha Kadiu
15-Astrit Xhaferri
16-Sabah Jemishta
17-Ndrec Pjetri
18-Arian Dedaj
19-Viola Kapedani
20-Luan Hoti
21-Edlira Shemsi
22-Igli Cara
23-Dritan Burgija
24-Shpresa Sakajeva
25-Flori Shazivari