Demokrati Igli Cara ka reaguar lidhur me jë investim tjetër që po bëhet në Durrës ku do të shpenzohen jo pak po 3.8 milion euro për mbushjen me rërë të bregdetin. Ai e ka quajtur këtë projket me ironi si deshmi e të qenurit të pasur që hedhim miliona për gjëra të tilla, ndërkohë që mjaftojnë pak reshje që Durrësi të përmbytet. Cara është shprehur se projketi i është besuar përsëri Alabbar, duke e quajtur gjithashtu një projekt që dëmton qytetin dhe banorët e tij, pa harruar edhe vizitorët e huaj. Po ashtu Igli Cara ka reaguar edhe për terrin informative që është realizuar ky project, duke shtuar se as është konsultuar me grupet e interest dhe ekspertët e fushës. Ai ka shtuar gjithashtu edhe faktin që janë shkelur deri standartet e konvetave ndërkomëbatre, duke bërë që në vend të eliminojmë përmbytjet, e thellojmë problematikën, që Durrësin ta “përmbytin” përfundimisht!
Postimi i plotë
3.8 milionë euro për mbushjen me rërë të bregdetit të Durrësit Sa të pasur qenkemi! Miliona euro për këtë projekt, ndërkohë që pjesa tjetër e qytetit përmbytet. Një kosto krejtësisht e papranueshme! Një tjetër projekt në shërbim të Alabbar, që dëmton qytetin dhe banorët e tij, pa harruar vizitorët e huaj. Një tjetër projekt i realizuar në terr informativ, pa konsultim me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës. Një projekt që dallon për mungesën e planifikimit të duhur: Që në fillim duhej të realizohej sipas kushtit të raportit gjeologjik. Pa anashkaluar faktin, që është e ndaluar nderhyrja me beten e struktura te tilla, sipas konventave ndërkombëtare. Pasojë e këtij projekti do të jetë erozioni, që do të rrezikojë të gjithë plazhin e Durrësit Në vend të eliminojmë përmbytjet, e thellojmë problematikën, që Durrësin ta “përmbytin” përfundimisht!