Ballina Kronika Llamba, aspiratorë dhe transformatorë! Policia e Vlorës jep detaje nga operacioni antidrogë:...

Llamba, aspiratorë dhe transformatorë! Policia e Vlorës jep detaje nga operacioni antidrogë: U zbuluan 2 ‘shtëpi bari’. Në pranga dhe një person i armatosur

62
0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për operacionet që ka zhvilluar sot. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton ka finalizuar një operacion të suksesshëm për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, duke sekuestruar 780 bimë kanabis. Aksioni, i koduar “Indoor”, u realizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.

Gjatë operacionit, u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa Policia vijon hetimet për kapjen e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.  Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator,  medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një shtetas u arrestua në kuadër të operacionit “Danger”, pasi lëvizte i armatosur. Ai është shtetasi Endrit Sadedinaj.