Ballina Bota SHBA,Trump kërkon shkarkimin e gjithë prokurorëve të kohës së Bidenit

SHBA,Trump kërkon shkarkimin e gjithë prokurorëve të kohës së Bidenit

67
0

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë që të shkarkojë të gjithë prokurorët federalë të kohës së Bidenit.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti akuzoi edhe një herë sistemin e drejtësisë amerikane se ishte “i politizuar si kurrë më parë”.

“Kam urdhëruar shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë të mbetur të kohës së Bidenit. Ne duhet të pastrojmë gjyqësorin dhe të rivendosim besimin”, shkroi Trump.

“Epoka e artë e Amerikës duhet të ketë një sistem të drejtë drejtësie”, shtoi manjati.