Ballina Europë Sulmi i Trump ndaj Zelenskyt/ Scholz: E gabuar t’i mohosh legjitimitetin demokratik

Sulmi i Trump ndaj Zelenskyt/ Scholz: E gabuar t’i mohosh legjitimitetin demokratik

93
0

Pas sulmit që Donald Trump i beri presidentit të Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz tregoi mbështetjen ndaj Zelenskyt.

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik. Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhjet e duhura nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës”, tha kancelari gjerman.

Trump sulmoi Zelenskyn duke e cilësuar si një “diktator” dhe duke thënë se kishte bindur SHBA që të shpenzonte miliarda dollarë për të nisur një luftë që nuk do ta fitonte kurrë