Ballina Opinion 20 Shkurti – Dita e ëndrrave të thyera!

20 Shkurti – Dita e ëndrrave të thyera!

51
0

Nga Taulanda Jupi 

Sot, 34 vite më parë, ne të rinjtë e Tiranës dhe prindërit tanë rrëzuam simbolin e një diktature që na kishte shtypur dhe përndjekur për dekada.

Ishte një ditë shprese, një ditë guximi, një ditë kur ne besuam se më në fund do të ishim të lirë, se Shqipëria do të bëhej si Europa, se demokracia dhe drejtësia do të mbizotëronin.

Por sot, kur kthejmë kokën pas, shumë nga ato ëndrra mbeten të parealizuara dhe të thyera.

Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme se ëndrrat e thyera. Ato i gjejmë përgjatë gjithë rrugës, duke na gjakosur jo këmbët me të cilat i shkelim, por zemrën me të cilën i deshëm.” – thotë Kadareja

Europa është ende shumë larg. Demokracia jonë është e paralizuar. Të drejtat dhe liritë për të cilat luftuam nuk janë ende garantuara për shumicën e shqiptarëve. Në vend të diktaturës kemi një oligarki që kontrollon ekonominë dhe pushtetin. Qytetarët ndihen të pafuqishëm përballë korrupsionit dhe padrejtësisë.

Por Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të dorëzohet! Historia na ka mësuar se ndryshimi vjen kur njerëzit e ndershëm mendojnë, reflektojnë, rrebelohen me forcën mendimit dhe qëndrimit të të tyre dhe kërkojnë atë që u takon.

Për këtë arsye, unë kandidoj në zgjedhjet e 11 majit sepse besoj se Shqipëria mund dhe duhet të bëhet si Europa, jo vetëm me fjalë, por me vepra!

Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, jo vetëm si një ditë nga e shkuara, por si një thirrje për të vepruar sot!

Shqipëria meriton më shumë!