Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi.
Emri i tij doli pas analizimit të zbërthimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe Enchro Chat.
Përsa i përket tre personave të tjerë të përfshirë, ish-oficeres së BKH-së, Erjona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe Astrit Vladit, gjykata ka veçuar dosjen e tyre, pasi ata nuk janë arrestuar ende dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.