Ballina Politika Berisha: Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat! U angazhua...

Berisha: Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat! U angazhua për Shqipërinë pa opozitë…

54
0

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit në selinë e PD me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha e krahasoi kryeministrin Rama me babain e tij,  Kristaq Rama i cili sipas Berishës firmosi varjen në litar të poetit nga Kukësi Havzi Nela.

“Sot Edi Rama zbatoi platformën më anti shqiptarë, atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Sot ai, veccanërisht në mandatin e fundit, shpalosi platformën të një Shqipërie pa opozitë, të një Shqipërie ku të gjitha pushtet duhet të ishin në duart e tij, të një Shqipëria që ai burgosi tre liderët e partive opozitare, të një Shqipërie ku krimi elektoral nuk ndëshkohej por amnistohej si licencë për të garantuar mandatin.

Në këtë rrafsh, Rama dallon shumë pak me babain e tij, që 37 vite më parë firmoste varjen në litar të Havi Nelës, për fajin e vetëm se ai kishte mendime të tjera nga skulptori xhelat Kristaq Rama. Pra Edi Rama punoi dhe u angazhua më të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë. Kjo është vetëm njëra anë, Edi Rama punoi për Shqipërinë e mjerimit, varfërisë“, tha kreu i PD-se.

Pjesë nga fjalimi i Berishës

Mund të ketë njerëz që nuk janë dakord, por ju them se në këtë rrafsh, Edi Rama dallon shumë shumë pak, ndofta aspak, me babain e tij që 37 vite më parë firmoste, intelektual ai gjoja, firmoste varjen në litar në shesh publik të Havzi Nelës. Për fajin e vetëm se, Havzi Nela kishte mendime tjera nga skulptori xhelat, Kristaq Rama.

Pra, Edi Rama punoi dhe u anagzhua me të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë. Por miqtë e mi, jo, kjo është vetëm njëra anë.

Edi Rama punoi për Shqipërinë e mjerimit, për Shqipërinë e varfërisë.

Të gjithë ata të cilët duan të ndalen në shifra, në fakte, do të gjejnë se kjo që ndodhi në 12 vite është varfërim i qëllimshëm i shqiptarëve, është varfëri në doktrinën e diktatorëve, të cilët bësojnë se të varfërit mund t’i sundojnë më lehtë.

Në qoftë se, Enver Hoxha zgjodhi bunkerë dhe tunele në paranojën e tij, për të investuar 35% të buxhetit çdo vit, Edi Rama vodhi me minsitrat dhe zyrtarët e tij çdo vit jo më pak se 40% të buxhetit të shqiptarëve.

Në këtë vjedhje të tmerrshme qendron shkaku, se pse shqiptarët nga më mirë të paguarit në vitin 2013, qoftë në rroga, qoftë pensione në krahasim me popuj të tjerë të rajonit, sot janë 2-3 herë më pak të paguar se sa ata.