Ballina Ekonomia Denaj: Eksportet bujqësore rritje 34% në vlerë dhe 14,5% në sasi

Denaj: Eksportet bujqësore rritje 34% në vlerë dhe 14,5% në sasi

58
0

Mbështetja e bujqësisë dhe subvencionimi i drejtpërdrejtë i fermerëve, ka rritur investimet në bujqësi, prodhimin vendas dhe eksportet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale statistikat zyrtare, teksa bëri të ditur se, “eksportet e frutave dhe perimeve gjatë janarit 2025 shënuan një rritje prej 34% në vlerë dhe 14,5% në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare ka rritur prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

“Rritja e qëndrueshme e sektorit me eksporte të produkteve cilësore “Made in Albania” na jep besim për përmbushjen e objektivit, 1 miliard dollarë eksporte të prodhimeve bujqësore brenda kësaj dekade”, deklaroi Denaj.