Ballina Aktualitet “Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale…”/ Gazetarët japin detaje nga strategjia...

“Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale…”/ Gazetarët japin detaje nga strategjia e SPAK për zgjedhjet

108
0

SPAK ka përpiluar një strategji për zgjedhjet, ku do të angazhohen prokurorë, për të evidentuar shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

Gazetarët e ftuar në  një emision televiziv,  shpjeguan strategjinë dhe hapat që do të ndërmarrë SPAK.

Klodiana Lala: Strategjia është hartuar nga britanikët, me ndihmën e tyre, mendojnë se do të japë rezultat. Strategjia ka të bnëjë me financimin e fushatës. Pra nëse bëhet një miting, do të shihet se kush e financon, sa do të deklarohet në KQZ, e me rradhë. Tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë. Të tjerët kanë një rreth të caktuar, Fier, Durrës, Vlorë e me rradhë. Do të jepet informacion në qendrën e koordinimit. Do të ketë përgjime ambientale, telefonike, e me rradhë.
Ajo që e tremb politikën, ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Ka patur fushata shumë të kushtueshme këtu, janë deklaruar në KQZ shume pak para. E dyta, çfarë tremb shtabet, janë infiltrimi i personave. SPAK do të infiltrojë persona në shtabet elektorale. Këto janë veprime proaktive, nuk ka të bëjë me spiunimin.

Ola Xama: Kemi thënë që prokuroria nuk ka patur rezultat me krimet zgjedhore, ndaj fakti që në situate të tillë, kur ka shumë akuza dhe kontestim të rezultateve, mirë është që SPAK të jetë në terren për zgjedhjet. Qoftë për të instaluar frikën, e me rradhë.

Sokol Bregu: Besoj se çdo gjë SPAK e ka vlerësuar se do të jetë denoncim për aktivitetin e bandave. Lidhjet me grupet kriminale në disa zona të caktuara. Patronazhistët e kalojnë kufirin ligjor, merren me punësime, tolerime, legalizime, janë të gjitha forma, e dimë se si e mban pushtetin. Patronazhistët e tij nuk bëjnë dot asnjë premtim, nëse janë të trembur nëse SPAK do ti ketë nën hetim. Do të jetë me denoncime. Sot kemi të dënuar kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, sepse tha mos ja prit dritat sepse do të votojë për ne filani.

Xhevahir Zhabina: Strategjia e SPAK në raport me krimin e organizuar ka kohë që ka filluar. Grupet kryesore, Durrësi përshembull, janë goditur, Altin Hajri, banda e Durrësit, janë të goditura. Edhe në Lezhë, edhe në Elbasan. Strategjia e SPAK në raport me krimet zgjedhore ka kohë që ka filluar. Ka filluar me goditjen e grupeve kriminale në zona ku diferenca e partive ka qenë shumë e vogël.