Ballina Aktualitet Kryebashkiakët nën tryesni? Gazetari: Kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara të...

Kryebashkiakët nën tryesni? Gazetari: Kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara të krimit

68
0

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se kryetarët e bashkive në vendin tonë, duke përjashtuar Tiranën kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara dhe konfiskuara të krimit.

Duke vijuar Bregu tha se kryetarët e bashkive kanë jo vetëm frikë, po vërteton që ndonjëherë këtyre personave ata do i shërbejnë për fushatë elektorale.

“Pronat e krimit kudo në botë është vështirë t’i prekësh, të kërcënojnë, të shantazhojnë. Në Itali s’ka ndodhur kurrë. Bota e ka gjetur mënyrën , duke ia kaluar të gjitha organeve lokale,  pushtetit vendor. I merr bashkia dhe qeveria. Këtu jemi me probleme në Shqipëri. Të gjithë kryetarët e bashkive,  përveç Tiranës, kanë frikë t’i marrin pronat.

Kryetarët e bashkive kanë jo vetëm frikë, po kjo vërteton që ndonjëherë këtyre personave ata do i shërbejnë për fushatë elektorale.

Themi që trafiku i drogës në këtë vend referuar shifrave që vijnë nga Europol që thonë nga torta e madhe e kokainës shqiptarët fitojnë 2 miliardë euro në vit. Nëse kjo është e vërtetë dhe shqiptarët kanë kohë që e fitojnë, çfarë do të thotë 150 milionë euro? Ose Europol ka shifër të mbingarkuar ose sekuestrimet janë të vogla.”