Ballina Sport Milani vendos për të ardhmen e trajnerit Conceicao

Milani vendos për të ardhmen e trajnerit Conceicao

60
0

Sergio Conceicao, nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Milanit. Eliminimi nga Feyenoord në Champions League ka lënë një shije të hidhur te kuqezinjtë, por drejtuesit nuk duan të nxitohen në vendime.

Teknikut portugez i është komunikuar besimi nga pala drejtuese.

Megjithatë Conceicao do të jetë në stol edhe për sezonin e ardhshëm, vetëm me një kusht. Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është objektiv i padiskutueshëm.

Në rast se kjo nuk realizohet në fund të sezonit, shkarkimi do të jetë i pashmangshëm, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2026. Kuqezinjtë pritet të kenë një revolucion në verë, ku parashikohen lëvizje të shumta dhe nëse Champions-i nuk arrihet, ndryshimet do të prekin edhe stolin.