Ballina Politika ‘Parlamentaret’/ Meta depoziton në KQZ nga qelia kërkesën për të regjistruar Partinë...

‘Parlamentaret’/ Meta depoziton në KQZ nga qelia kërkesën për të regjistruar Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit

61
0

Partia e Lirisë (PL) ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 11 majit. Ky veprim është ndërmarrë me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, i cili nga burgu mësohet se ka theksuar se forca politike që ai drejton do të jetë një aktor kryesor në garën elektorale.

Meta dhe përfaqësues të PL-së bëhet me dije se do të zhvillojnë një fushatë të gjërë për të fituar besimin e qytetarëve në këto zgjedhje.

KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë regjistrimin e Partisë së Lirisë në ditët në vijim, duke hapur rrugën për nisjen zyrtare të fushatës elektorale nga kjo forcë politike.