Kryeministri Edi Rama në takimin me punonjësit e Bashkisë së Tiranës tha se synimi i tij është që ta integrojë Shqipërinë në BE brenda 2030. Kjo është hakmarrja sipas tij, për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjithë vetë-poshtërimet që na kanë bërë bufat dhe m**rat e kënetës në shekuj dhe që nga viti 1912.
Për kreun e qeverisë, derisa anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, duke e clësuar si lokomotivën e transformimit historik. Me arrestimin e Veliajt, Rama u shpreh se Tirana duhet të vijojë punën dhe të gjithë punonjësit duhet të zgjohen më herët dhe të flejë më vonë sesa ishin mësuar.
“Por sot, që ka shumë më shumë se aq për të parë, Tirana është për mua prova se siç kjo luftë e pafundme përballë gjithfarë horrash nga të katërt anët, nga ata horrash që nuk e lanë këtë vend të ngrinte kokë, as kur u ngrit flamuri i Pavarësisë, që nuk iu ndanë këtij vendi që nga viti 1912, sot e ka bërë qytet europian ‘Kandaharin’ e vitit 2000.
Fiks si ajo luftë, ashtu edhe lufta e llumit e një kënete mediatike, do ta bëjë Shqipërinë shtetin e ri të Bashkimit Europian në 2030-ën.
Kjo e imja është një luftë për Shqipërinë. Na takon ne që këtë moment ta kthejmë si një shenjë të përhershme në flamurin e BE-së, duke i bërë të gjitha gjërat e duhura me kohën që kemi në dispozicion deri në ditën e anëtarësimi.
Anëtarësimi në atë familje është një shenjë dinjiteti. Dinjiteti që na nëpërkëmb me qindra vite. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai emri ‘Albania’ aty, në tryezën e atyre që i kemi parë me dylbi dhe që na ka parë nga lartë-poshtë, është hakmarrja për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjithë vetë-poshtërimet që na kanë bërë bufat dhe mutrat e kënetës në shekuj dhe që nga viti 1912.
Kjo është e vërteta dhe e vërteta duhet thënë në gjuhën e bukur dhe kuptimplotë shqipe. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, që është lokomotiva e transformimit historik, që duhet të vazhdojë me ju.
Që nga skuadra e zv.kryetarja këtu, deri te fishtarët dhe punonjësit e bashkisë së Tiranës. Kësaj radhe bashkia e Tiranës duhet të zgjohet më herët dhe të flejë më vonë sesa ishte mësuar”, tha ai.