Ballina Europë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Stabiliteti në Kosovë, në interes...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Stabiliteti në Kosovë, në interes të aleancës

60
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi është jetik për të gjithë aleancën perëndimore. Ai theksoi se nuk sheh arsye për të besuar në një ndryshim dramatik të angazhimit amerikan në NATO, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj aleancës dhe angazhimeve të saj aktuale.

Rutte bëri këto komente gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë, Sllovaki, kur u pyet për mundësinë e rifillimit të konfliktit në Kosovë pas spekulimeve mbi politikën e re amerikane.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, nga ajo çfarë unë po kuptoj nga sistemi amerikan është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor duhet të jemi të sigurt që ne të mbajmë në fokus këtë rajon sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithë neve”, u përgjigj Rutte.