Ballina Aktualitet Siguria kibernetike, zbardhet raporti shqetësues për Shqipërinë: Një ndër vendet më të...

Siguria kibernetike, zbardhet raporti shqetësues për Shqipërinë: Një ndër vendet më të cënueshme në Evropë

60
0

Siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje. Numri i dobësive të “cloud” në mbarë botën, që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme, u dyfishua në vetëm katër vjet, duke u rritur nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit të X-Force të IBM.

Analiza u krye midis 2019 dhe 2023 duke gjurmuar platforma dhe shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën dhe jo vetëm të IBM.

Bosnja, Serbia dhe Shqipëria janë më të rrezikuarat në Evropë

Pjesa më delikate dhe e cënueshme e sigurisë kibernetike të Evropës, duket se është Ballkani sipas hulumtimeve të reja. Një renditje e përpiluar kohët e fundit nga kompania e sigurisë së reve kompjuterike Kloudle emëroi Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë si vendet më të cenueshme në kontinent ndaj shkeljeve të sigurisë së cloud.

Me një rezultat rreziku prej 71%, më e cenueshme nga të gjithë është Bosnja dhe Hercegovina. Në dy dekadat e fundit ka përjetuar afro nëntë milionë depërtime në pikat e dobëta të sistemeve dhe është vendi më i ekspozuar në krahasim me madhësinë e tij. Ai gjithashtu ka rezultatin më të ulët të gatishmërisë për sigurinë kibernetike.

Bosnja pasohet nga Serbia dhe Shqipëria, të cilat kanë një rezultat të përgjithshëm të rrezikut përkatësisht 69% dhe 67%. Megjithatë, Serbia dhe Shqipëria kishin nivele shumë më të larta gatishmërie.

Britania e Madhe dhe Italia nën sulm

Mbretëria e Bashkuar u rendit e katërta për sa i përket rreziqeve të përgjithshme për shkak të numrit të lartë të përllogaritjeve të thyerjeve të pikave më delikatre të sistemev në dy dekadat e fundit – mbi një miliard. Italia është ekonomia tjetër e madhe evropiane ndër vendet më të rrezikuara, me rreth 800 milionë shkelje të vlerësuara.

Italia megjithatë mund të llogarisë në një nivel të lartë gatishmërie, për të cilën shënoi 88 nga 100.

“Dobësitë e ekspozuara në vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme,” thotë CEO dhe themeluesi i Kloudle, Akash Mahajan, shkruan euronews.com.