Teksa ndodhet në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga politika, Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhënat e punës për vitin 2024.
Lidhur me këtë dhe komisionin ‘Xhafaj’, gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se reagimi i politikës ndaj drejtësisë erdhi për shkak se nuk patën informacion mbi arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.
Në raport me SPAK, ai tha se Berisha është më i ndershëm pasi e thotë qartë që nëse fitoj zgjedhjet do ta shkrij, ndërsa PS fshihet pas ngritjes së komisioneve.
Sipas tij, palët politike janë të interesuar për të kontrolluar SPAK, madje dhe për ta shkrirë fare atë duke menduar që jemi dhe para një fushate zgjedhore.
“Për të qëndruar pak te komisioni Xhafaj mendoj se është pak e vështirë për të parashikuar se si ka shkuar situata. Kam përshtypjen se reagimi i politikës ndaj SPAK ka ardhur për mungesë informacioni për arrestimin e Veliaj dhe kjo mungesë ka prodhuar reagimin e politikës.
Sa i takon komisionit që po diskuton për reformën në drejtësi dhe kontrollin e SPAK kjo vjen sepse në përgjithësi fokusi aty është pasi është ajo që në njëfarë mënyre ka prishur radhën dhe mendoj se të gjithë këto reagime vijnë për këtë prishje radhe sepse të gjithë mendonin se Veliaj do arrestohej pas zgjedhjeve, por ja që nuk ndodhi kështu.
Shoh se Berisha është më i ndershëm në raport me SPAK sepse thotë që nëse fitoj zgjedhjet do e shkrij, ndërsa PS përpiqet ta fshehë raportin e saj me SPAK duke u fshehur pas ndryshimeve ligjore dhe ngritjes së komisioneve.
Prandaj them se kur vjen puna në rapport me SPAK Berisha është më i ndershëm sepse e thotë hapur mendimin e tij për SPAK, ndërsa PS fshihet pas ngritjes së këtyre komisioneve.
Mendoj që të dyja palët politike janë të interesuar në mos dhe për ta shkrirë prokurorinë e posaçme dhe halli bëhet më i madh dhe kur jemi para një fushate zgjedhore që kanë njëlloj ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve.
Ndikimi nuk vjen ditën e votimit por shumë më përpara. Më me ndikim në këtë është maxhoranca sepse dhe mjetet që ajo ka në dorë për të ndikuar te votuesit janë më të mëdha, por dhe te opozita.”