Ballina Europë Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, raportohet për dy...

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, raportohet për dy të vdekur

59
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin çek Hradec Králové, ku dy persona humbën jetën në një sulm me thikë në një qendër tregtare.

Policia raportoi se autori i dyshuar, një shtetas çek 16-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Viktimat pësuan lëndime të rënda, dhe përpjekjet për t’i shpëtuar ishin të pasuksesshme. Policia theksoi se ata mbërritën në vendngjarje pak minuta pas raportimit të sulmit, por për fat të keq, viktimat nuk mund të shpëtoheshin.