Deputeti i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferaj tha në News24 se goditjet që SPAK po i jep maxhorancës ka nxjerrë në pah nivelin e madh të korrupsionit të qeverisë Rama duke zhveshur retorikën politikë, duke konfirmuar se ka prova të mirëfillta për çfarë është maxhoranca në fjalë.
“Deri më tani, edhe pse me prova, në lidhje me nivelet e korrupsionit të kësaj maxhorance kemi qenë në nivelet e akuzave nga foltorja e Kuvendit apo nga selitë e partive politike, por SPAK ka dha evidence se kjo mahxhorancë është e korruptuar deri në palcë. Kemi një kryetar bashkie të arrestuar si Erion Veliaj, kemi një ish-zv.kryeministër të arratisur, etj etj. Tha Xhaferaj duke theksuar se në këto kushte, Shqipëria e ka të domosdoshëm rotacionin dhe PD duhet të vlerësojë momentin për të nxjerrë një listë fituese në këto zgjedhje.
“PD është një vlerë kombëtare dhe në këtë parti ka me dhjetëra dhe qindra profesionistë shumë të mirë që në 2005-2011 I dhanë Shqipërisë një qeverisje të mirë, përfshi edhe kontributin e vyer të ish-kryeministrit Berisha. Ky është një shans i madh për vendin dhe për PD që kjo armatë profesionistësh t’i shërbejnë vendit”, tha Xhaferaj duke shtuar se veprimet e deritanishme na kanë lënë shijen se bëhen më shumë për të forcuar një agjendë personale se sa për të forcuar një agjendë të PD.
“Do ishte mirë që këto dy agjenda të përputheshin, siç u përputhen shumë mirë në 2005 dhe PD erdhi në pushtet”, tha Xhaferaj duke theksuar se PD nuk duhet të sulmojë SPAK-un duke shtuar se vetë kishte qenë kritik se si SPAK u soll me Berishën.