I ftuar në një emision televiziv, agjendi imobiliar Armand Shkëmbi, foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar.
Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe në Tiranë po kalojmë në mbi ndëtime. Duke u ndalur edhe ngjarjet e fundit me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Shkëmbi tha se nuk i ra 3 ditë telefoni për punë.
“Që nga dita që është arrestuar kryetari i bashkisë në kishim 3 ditë, që nuk na binte telefoni në zyrë. Mua më kapi paniku, sepse në industrinë tonë po nuk ra telefoni nuk ke punë. Shprehja që thotë çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe ditën e 4-tët filloi të binte telefoni. Pati një luhatje të vogël të tregut, por nuk shoh të përmbyset tregu nga kjo ngjarje. Këtë muaj nuk ka luajtur as me çmimet.
Ky treg është aq i paparashikueshëm, saqë edhe Anjshtanji të vi nuk do ta parashikoj dot. Nëse një pronar del sot me çmim mbi tregun, maksimumi në 6 muaj është me çmim tregu. Deri diku ndërtimet kanë qenë në rregull, por sot po kalojmë në mbi ndërtime. Unë kam jetuar në Lodër, por Londra nuk mbindërton, por shfrytëzon me kujdes çdo metër katror të shfrytëzimit ndërtues. Këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne.” – tha Shkëmbi.