SPAK duket se do të jetë një aktor i rëndësishëm në zgjedhjet e 11 majit me hetimin e krimeve zgjedhore.
Struktura e Posaçme do të monitorojë aktivitetin e partive por edhe të mediave. Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë qasje të SPAK cënim të të drejtave politike të qytetarëve. Skeptik për rolin e taks forcës së ngritur për zgjedhjet është shprehur edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.
Për analistin Namir Lapardhaja qasja e Berishës dhe Ramës kundrejt SPAK po tregon para shqiptarëve koherencën e politikës së vjetër për të mbajtur peng këtë vend.
Në një emision televiziv, Lapardhaja tha se pas arrestimit të veliajt SPAK ka nxjerrë lakuriq para shqiptarëve Berishën dhe Ramën.
Sipas tij duke lexuar gjuhën e dy liderve të forcave të mëdha politike duket sikur Rama është Berisha dhe e anasjellta.
Ai tha se shpreson që më 11 maj as PS dhe as PD të mos bëjnë shumicën për të qeverisur vendin, në mënyrë që SPAK të vijojë punën, pasi ky institucion është e vetmja shpresë e shqiptarëve të vjedhur padrejtësisht nga politika 34-vjeçare.
Pjesë nga biseda:
Melisa Mehmetaj: Si e shihni ju strategjinë e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore ?
Lapardhaja: Fakti që Berisha dhe Rama janë shprehur në bllok kundër strategjisë së SPAK është tregues evident i domosdoshmërisht të kësaj gjëje. Fakti që dy aktorët politikë lëshojnë akuza më të rënda, kur vjen puna te SPAK duket se janë në kohezion të plotë. Strategjia e SPAK është e domosdoshme. Për 34 vite me radhë forcat politike nuk e kanë pranuar rezultatin, apo të jenë luajale kur vjen puna te krimi zgjedhor. SPAK ka marrë në dorë monitorimine zgjedhjeve, që do t’i mundësonte shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, e shoh diçka pozitive dhe të nevojshme në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Melisa Mehmetaj: A besoni se SPAK do të ketë sukses në betejen ndaj krimeve zgjedhore ?
Lapardhaja: SPAK gjatë ekzistencës së tij përballet me sfida të mëdha, pasi është vënë përballë politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend. Nëse deri më tani në të shumtën e rasteve ja ka arritur me sukses të përballojë presionet, besoj se dhe këtë sfidë do ta kalojë me sukses dhe do të jetë deçiziv kur partitë politike shkelin ligjin, vblejnë vota, apo kërcënojnë.
Melisa Mehmetaj: Që pas arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj mazhoranca ka ndryshuar qasjen ndaj SPAK duke u treguar më kritike. Si do t’i ndikojë në elektorat ndryshimi i sjelljes?
Lapardhaja: SPAK në gjykimin tim e ka zhveshur lakuriq qoftë Ramën, qoftë Berishën, duket sikur Rama është shëndërruar në Berishë, dhe Berisha në Ramë. Shqiptarët e shohin qartë koherencën që Berisha dhe Rama kanë. Pas arrestimit të Veliajt duket sikur Rama ka marrë dhe huazuar retorikën e Berishës. Duket sikur të dy tani kanë të njëjtin kundërshtar. Në zgjedhjet e 11 majit shpresoj që Rama dhe Berisha mos bëjnë një shumicë, pasi SPAK është nevojë e kahershme për qytetarët shqiptarë.