Ballina Sport Disfata ndaj Bylisit, Partizani shkarkon menjëherë trajnerin

Disfata ndaj Bylisit, Partizani shkarkon menjëherë trajnerin

65
0

Partizani ka shkarkuar trajnerin Aleksandar Veselinović, pas humbjes së sotme përballë Bylisit në kampionat.

Shkarkimi i tij u njoftua nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social të Klubit, ku thuhej se ky vendim u mor si shkak i rezultateve të dobëta.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.”, thuhej në njoftim.