“Hajvanë“, Nëna ime dhe Babai në Katund, vendlindje në Cërvicë të Kërçovës me këtë emër simbolik dashamirës, i thirrte kafshët shtëpiake: gomarin, kalin, qetë, lopët, dhentë, dashin me brirë, qëngjat, dhe dhitë me cjapin brirëpërdredhur para dhive. Padyshim, edhe qetë e zgjedhës, që e tërhiqnin qerren me të katra rrotat rrugëve me gropa. Lopët, që na jepnin bereqet tambël (qumësht), Verë e Dimër. Edhe pse, e dinin se ato janë kafshë shtëpiake. E donin njëri-tjetrin për të dalë nga Burgu shekullor politik jugosllav.
Jo, edhe delet e nënkryeme të zeza. Ose, atyre deleve qafërjepura me qentë e Sharrit, që i shkonin Bariut përmbrapa maleve përmes kopeve të ujqërve. Qeve, që e tërhiqnin pllugun për t’i lëruar arat e Babait, stërgjyshërve brez pas brezi t’i mbjellim me grurë dhe misër, që ta gëdhijmë Ditën e Nesërme në Liri.
Sisot, më kujtohet, se: ato kafshë shtëpiake në Katund, populli shqiptar i thirrte “hajvanë” (kafshë të buta shtëpiake): lopën, viçat e palëpi, kalin, pelën, qenin besnik, dhe macet dinake. Edhe, gomarin me samarë mbi shpinë. Identike me politikanët e Sotshëm shqiptarë. Që unë, nuk e besoj se, ato kafshë shtëpiake të gjitha kanë qenë besnike me përjashtim të kalit dhe qenit.
Dhe, përçudi: ato kafshë shtëpiake, nuk e çonin zërin me vite si politikanët Sot, të pëllasin marrëzira para kamerave televizive. Syve të Botës. Arratisen, dhe dalldisen në mjetet e informacionit për Liri. Që ne, shqiptarët e burgosur me vite dhe shekuj në “Liri”, nuk kishim qenë mirënjohës ndaj shtetit të “përbashkët” si kafshët shtëpiake. Edhe pse, jo: me epitete nënçmuese “hajvanë“.
Shkaku, se: ato e tërhiqnin qerren me të katra rrotat, ngarkuar me barrë për në shtëpi. Dhe, pllugun me dy – tri plugje arave dhe maleve. Drithin, bereqet të Babait e përcillnin për ta bluar me thasë si miell mes gurëve të mullirit, dhe e kthenin në shtëpi. Nuk e thyenin zgjedhën. Ose, ta kapërdisnin qerren me të katra rrotat në përrua. Dorën në zemër, nateditë, na mbanin gjallë si shqiptarë në jetë mes egërsirave të fushave dhe maleve.
Edhepse, ndonjëri nga “analistët” politik shqiptar, përpiqet ta zbusë pak këtë ofendim politik katrasofal të kryeministrit Kosovës Albin Kurti ndaj popullit shqiptar, duke e veshur me struke këtë emër simbolik si “nëjri i paditur”. Nuk ka lidhje me “njeriun e paditur”, por me krahasimin e kafshëve shtëpiake me kundërshtarët politik, opozitës të partive politike shqiptare. Fjala “hajvan” vjen nga turqishtja dhe ka më tepër kuptimin e kashëve shtëpiake të ngarkesës, por edhe për gjethet, viçat e palëpi, pra jo vetëm për gomarin me samarë në shpinë.
Politikanët shqiptar të dalldasur pas posteve partiake, pasurisë personale dhe familjare. Fundekrye, pas partive politike me „Din e Iman“. Fëmijë kopila, lyrekë që na i la armiku shekullor mesnate pas dere të shtëpisë. Mos e harrojmë Historinë pushtuese shekullore ndaj popullit shqiptar: ato, që asaj kohe i kishin bërë ballë Rilindasët me penë dhe pushkë, jashtë Atdheut të pushtuar me kufinj politik nëpër botë mbi nivelin e “patriotëve“ të ditës sotshme, ende pa Shtet Etnik Shqiptar.
Përmëkeq, Sot: me dy shtete shqiptar, dhe në prag të shpalljes edhe me një Shtet i tretë Shqiptar, arratisur hamllave ish jugosllave. Kohë, kur kishim edhe barinj me penë besnik shqiptarë e armë në brez e krahëve maleve. Jo, si Sot: që, kemi politikanë me thasë gjysëmanalfabetë të dalldisur, dhe arratisur pas pushtetit ende ish jugosllav, posteve partiake dhe pasurisë personale e familjare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: president, kryeministër, ministër, zv/ ministër… Ende, me brekët nëpër këmbë.
E kam thënë edhe më herët në një shkrim parashikues publicistik për Ditën e Nesërme, sipas thënjes të popullit shqiptar: „Për inatë të vjehrrës, do të flej me mullisin“. Përgjigje identike politike shqiptare: Fatkeqësisht, fjetën me mullisin. Për inatë të Richard Grenellit, votën „demokratike“ ia dhanë Albin Kurtit. Shkaku, edhe pas zgjedhjeve parlamentare të një “analisti” shqiptar i arratisur hamllave të arave me ferra, se: “Richard Grenelli, me FITOREN e LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025! Grenell dështoi me sulmin kundër Kryeministrit Albin Kurti”?!
Jo, aspak e vërtetë: Grenelli fitoi, nuk dështoi në politikën amerikane, por dështoi populli shqiptar dhe Albin Kurti në politikën shqiptare, ende pa Qeveri. Provokimi tij politik i Richard Grenellit, duke e njohur mentalitetin e popullit shqiptar, doli publikisht në mjetet e informacionit “kundër” kryeministrit Albin Kurti. Dhe, i shërbeu Beogradit. Shqiptarët, për inatë e hëngrën grepin e peshkatarit me një krimb në gojë në breg të Lumit: për inatë të Grenellit, “ne, e duam Babën”!…
Dhe, Sot: përpëliten në zall si peshku pa ujë. Nuk e di kryeministri, i kujt soji të “hajvanëve” shtëpiak është bari: i lopëve, deleve, apo derrave të egër?! Ose, i gomarëve me samarë në shpinë. Nuk e besoj se, është i deshëve me brirë të „Sharrit Plak“. Aqmëpak, mëzetëve patredhur të kafshëve shtëpiake. Qenëve besnik, që lehin pas Kopesë me zgjebe. Mos, them: Malit të Perëndive „Baba Tomori“, ku pihet vera, lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Dhe, u dalin zot deleve nënkryeme, atyre të zezave fushave mes ujqërve delengrënës. Ndihmë qenëve të “Sharrit Plak”, familjes të egërsirave fushave dhe maleve.
Albin Kurti, ka pi kafe edhe me shkrimtarin Orhan Pamuk, fituesin e Çmimit Nobel. E kam publikur kët rast në një shkrim timin të mëhershëm publicistik edhe me fotografi, kokë më kokë. Vetëmse, Orhan Pamuk ka qenë kundër shtetit tij Turqisë si shkrimtar. Nuk e di, Albin Kurti kundër kujt shteti është si politikan. E di se, nuk është shkrimtar, por me siguri, ndoshta do ta “fitonte” Çmimin Nobel për paqe?!
Asaj kohe, unë kam qenë ende fëmijë. Edhe pse, i kishim edhe delet, deshët me brirë të përdredhur rreth veshëve, mes tyre dihet edhe delet e zeza. Siç, i kemi edhe Sot në Partitë Politike Shqiptare. Edhe pse, jetonin bashkë në shtetin e “përbashkët” jugosllav. Por, Nëna dhe Babai, kur nuk i thirrte “hajvanë“ si kafshë shtëpiake. I pagëzonte me emëra artistik: Kuqja, Sagjini, Laroshja, Ogiçi, Bardhokja, Delja Rudë, Veshëgjati, Gjoku… Që, sipas këngës popullore: Deles Rudë, i luteshte t’ia fali një qingj të butë!… E ne, si fëmijë rriteshim livadhit me Librat e Këndimit. Vjershat e Rilindasëve,dhe Qengji vogël, që hanë bar… Shkaku, se: kafshët shtëpiake e mbanin gjallë familjen. Mos e them, si Sot: politikanët shqiptar, që e kanë marrë nëpër këmbë me vite popullin, dhe mezi e mbajnë gjallë veten si politikanë të dalldisur dhe arratisur livadheve, mos them: edhe, Atdheun.
Dihet, dikur si fëmij i kam kullotur kafshët shtëpiake maleve dhe fushave. Edhe, i kam dashur si kafshë besnike shtëpiake. I kam mjelur me kusi në Katund, edhe nën hijen e dardhave gorrice. Ndonjëherë, ma derdhnin kusinë me qumësht. I kullosja me ushqim, strehim mes livadheve, fushave, maleve, librave, dhe shkrimeve publicistike. Dhiareve, maleve për në “Baba Tomor”.
Fatkeqësisht, Ditën e Sotshme: një kryeminsitër shqiptar Albin Kurti, kundërshtarët e tij politik, dhe opozitën e Partive Politike Shqiptare, i pagëzoi si “hajvanë”?! Katastrofë politike. Përveçse, që i ofendoi kundërshtarët politik dhe votuesit e tyre aktivistë, publikisht e ofendoi para kamerave televizive edhe vetëveten si kryeministër, popullin shqiptar pas “Fitores madhore”, përkrahësit e tij politik si kryeministër shqiptar i R. Kosovës.
Siç duket populli shqiptar, sipas kryeministrit të R. Kosovës, është “hajvanë”. Pavetëdije, se: edhe ai vetë i përket këtij populli, dhe i merrë votat e popullit shqiptar. Burgut, të “hajvanëve” në R. e Kosovës në krye të popullit shqiptar si kryeministër.
Pavetëdije, se: sipas tij populli shqiptar janë “hajvanë”?! Mospajtim, si shkrimtar me kryeministrin shqiptar Albin Kurti. Vërtetë, politikanët dhe populli shqiptar janë „hajvanë“, përderisa ia japin votat për pushtet, dhe „Fitore“?! E futë në një thesë me arna, arnë përmbi arnë, gjysmën e popullit shqiptarë.
Kurrësesi, nuk pajtohem me kryeministrin e Republikës të Kosovës në politikën „madhore“. Shkaku, se: përderisa, ky popull shqiptar ia dha votat për “Fitore” kryeministrit të Kosovës, nuk është “hajvanë”?!
E, ai si kryeministër shqiptar, nuk e di as vetë, se: çka është emërtimi “hajvanë”. Politikanë të R. Kosovës. Apo, ?!…
Kafshë shtëpiake. Burg i tyre, Nëna dhe Babai në Katund, i kishin pagëzuar dhe strehuar të jetonin me ne si një familje në shtëpi…