Ballina Sport Hamilton: Nuk synoj titullin e 8, por të parin me Ferrarin

Hamilton: Nuk synoj titullin e 8, por të parin me Ferrarin

54
0

Emocionet në formula 1 janë gjithnjë e në rritje me afrimin e testeve para-sezonale në Bahrain.

Megjithatë është Lewis Hamilton ai që preket më shumë prej tyre. Kampioni britanik nuk e fsheh entuziazmin dhe është i bindur se e gjithë kjo energji është një faktor kyç për të ardhmen e tij dhe të skuadrës italiane.

Nuk është çështja e titullit të tetë, por e titullit të parë për Ferrari”, shprehet ai.

Shton se prioritet ka që kokë kuqa të rikthehet në majën e botës pas kaq vitesh.

“Kjo skuadër ka një histori të jashtëzakonshme dhe çdo triumf me të është si një fitore e parë. Kjo është ajo për të cilën po punoj: si mund të ndihmoj? Si mund të kontribuoj për ta realizuar këtë objektiv? Dhe nëse arrij të fitoj një tjetër titull, pse të ndalem këtu?”, u shpreh Hamilton.

Britaniku është i bindur se përvoja e tij me dy skuadra kampione më parë mund të ndihmojë shumë Ferrari-n.

“Unë e di si funksionon një skuadër fituese dhe këtu ka një pasion të papërshkrueshëm. Të gjithë elementët për sukses janë të pranishëm, duhet vetëm t’i vendosim në vendin e duhur. Ndjej një krenari të jashtëzakonshme sa herë që vesh këtë tuta.

Çdo ditë e jetoj këtë ëndërr, çdo ditë shoh stemën e Ferrari-t dhe kuptoj se jam pjesë e kësaj historie madhështore. Është një ndjesi e pabesueshme”, tha ai.

Hamilton flet për pritje entuziaste kur zhvillon testimet të makinës në Fiorano, ndërsa gara e 2025 shihet si një sfidë e fortë.