Ballina Sport Inteligjenca artificiale zgjedh fituesin e Ligës së Kampionëve

Inteligjenca artificiale zgjedh fituesin e Ligës së Kampionëve

50
0

Inteligjenca artificiale ka përzgjedhur Liverpulin si skuadrën me shanset më të mëdha për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon. Llogaritë janë bërë nga një superkompjuter, që simuloi pjesën e mbetur të turneut 10,000 herë përpara se Opta të publikonte rezultatet e tij.

Liverpuli ka gjasat më të mëdha për ta fituar kompeticonin më të rëndësishëm për klub në këtë sezon me 20.2 për qind. Në vend të dytë është Arsenali me 16.8 për qind shanse, i ndjekur nga Barcelona me 12.7%, në vend të katërt është Interi me 12.4 % mundësi.

Vetëm vendi i pestë për rekordmenët e kompeticonit, Real Madrid, me 10.5%, që kanë 14 trofe të fituar. Paris Saint-Germain ka 8.8% shanse e ndiqet nga dy gjermane, Leverkusen i Xhakes dhe Bayern Munchen.

Holandezët e Feyenoord konsiderohen nga inteligjenca artificiale si skuadra me potencialin më të ulët nga 16 ekipet pjesëmarrëse për ta ngritur trofeun. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 Mars, ndërsa ato të kthimit më 12.