Ballina Politika Ish-deputeti “kaubojs” ironizon Berishën që tha, jam sherifi: Je shumë vonë, nuk...

Ish-deputeti “kaubojs” ironizon Berishën që tha, jam sherifi: Je shumë vonë, nuk ta mbulon dot kapelja pazarin me Ramën

81
0

Ditën e sotme Sali Berisha është shfaqur në rrjetet sociale me një kapele “sherifësh”, në përpjekje për të ndërtuar idenë e afërsisë me imazhin që përcillet të Presidentit Trump, si “sherifi i rin ë qytet”.

Mirëpo një tjetër persoanzh i njohur është bërë i famshëm në Shqiëri për përdorimin e kapeles së “kaubojsit”, ai është ish-deputetit i Lezhës Eduart Ndocaj. Publiku e kujton mirë shfaqjen e tij ne media dhe në ambientet e parlamenit me kapelen e famshme, duke e renditur veten si “sherifin” origjinal në vend.

Pas publikimit të videso nga ana e Berishës, Ndocaj ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, përmes të cilës inornizon Berishën për kapelen, dhe i kujton bashkëpunimin me Ramën për amnistinë dhe mbylljen e listave.

Video:

“Je shumë vonë z. Berisha, vetëm një “kaubojs” ka Shqipëria.
Nuk të bën dot fitues një kapele z. Berisha, koherenca të bën fitues.
Ashtu siç bërë votat bashkë me Edi Ramën dhe nxorre të korruptuarit me amnistinë, ashtu siç bëre bëshkë votat me Edi Ramën dhe anulove listat e hapura dhe bërë listat e mbyllura.
Kjo është ajo që bën një njëri fitues, jo një kapele “kaubojsi”.
Nuk mund ta mbulosh dot me një kapele bashkëpunimin e ngushtë që ti ke me Edi Ramën, që në 2008-tën, kur ndryshove kushtetutën dhe shkatërrove gjithë Shqipërinë bashkë me Edi Ramën.
Fitues do të jetë grupi i Demokratëve Euroatlantikë, në çdo cep të Shqipërisë. Ju garantoj se z. Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.”