Ballina Aktualitet Krimet Zgjedhore, gazetari: Prokurorët dhe agjentët kanë shkuar në territoret ku janë...

Krimet Zgjedhore, gazetari: Prokurorët dhe agjentët kanë shkuar në territoret ku janë caktuar, kryeministri në alarm

80
0

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në një studio televizive, tha se Rama është i shqetësuar pasi e sheh situatën në terren.

Sipas Kumes, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë dalë tashmë në terren dhe njerëzit që tashmë merren me fushatë i frikësohen organizimit të takimeve të padeklaruara.

“Të gjitha këto aktet politike që janë bërë para zgjedhjeve nuk lënë vend për të analizuar sepse është e qartë që është në shërbim të fushatës elektorale të Ramës. Përdorimi i administratës ka qenë evident. Është e vërtetë që Rama është i shqetësuar. Agjentët e BKHm prokurorët të cilët janë shpërndarë sipas qarqeve janë në terren. Ata kanë shkuar në pikat ku janë shpërndarë.

Informacioni merret, ata njerëzit që punojnë për partinë kanë frikë të ulen dhe në kafet që i shërbejnë fushatës. Kryetari i partisë socialiste e ka ndjerë këtë. E sheh angazhimin e njerëzve të tij. I frikësohet dhe administratës.

Duke pasur këto kontrollorë nga sipër, dhe imazhin që ka krijuar SPAK, çdo njeri është i frikësuar.”