Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të premteje në Fier.
Kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit.
Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se përveç drejtuesve politikë të gjithë socialistët që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur kryesocialisti. Gjithashtu në kete takim të socialistëve te qarkut të Fierit, Rama ka shprehur dhe ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku ndërsa ka kërkuar nga strukturat të “ndezin motorrët në maksimum” për te fituar një mandat tjeter në qeverisjen e vendit në zgjedhjet e 11 majit.