Kryeminstri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook lidhur me punën që ka bërë mazhoranca për Shqipërinë dhe më konkretisht për Tiranën.
Gjithashtu Rama u shpreh me bindje se më 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën.
“Populli i Tiranës jo më kot na e ka dhënë besimin 7 herë për ta drejtuar, dhe jo më kot do na e japin sërish edhe për Tiranën, të tjerat janë vetëm llafe që i do t’i përkasin harresës. Jo më kot në më 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranë, të tjerat janë llafe që i marr era dhe ngjarje që do i përkasin harresës”, tha kryeministri Rama.