Ballina Politika Njerëzve të Metës iu refuzohet takimi me kryetarin në burg: Pritëm 1...

Njerëzve të Metës iu refuzohet takimi me kryetarin në burg: Pritëm 1 orë, na thanë se…

67
0

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Xhixho e Vasili shkuan tek 313- ta për të takuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta por janë refuzuar.

“Na u pengua me të gjitha mënyrat. Na u refuzua”, tha Vasili duke shtuar se kishin prej orës 09:30 që kishin shkuar në ambientet e paraburgimit.

“Pritëm një orë nuk na u lejua. Narkoshteti problem ka presidentin e Partisë së Lirisë, jo Erion Veliaj, I cili e ka autostradë. Refuzimi i sotëm i thotë të gjitha. Unë dhe zonja Xhixho, dy deputetë njoftuam që do takonim zotin Meta dhe pritëm refuzimin e tyre.

Takimi është një e drejtë minimale bazike e komunikimit. Këta kanë standardin e anti ligjit e anti shtetit. Refuzimi i sotëm i të drejtës së dy deputetëve u dhunua pa dhënë asnjë motiv. Persona publikë pengohen e refuzohen për të zhvilluar një takim të tillë.

Ne kemi bërë kërkesën edhe te SPAK por të gjithë bashkë kanë penguar me të gjitha mënyrat që patën takimin tonë me zotin Meta”, përfundoi Vasili.