Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Xhika kishte qenë edhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të kaluar.
Ai akuzohet për abuzime gjatë kohës që ka drejtuar ARRSH, veçanërisht në lidhje me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ky projekt, që fillimisht ishte kontraktuar për një vlerë prej 240 milionë eurosh, përfundoi me një shpenzim prej 400 milionë eurosh.
Gjithashtu, më 10 shkurt 2023, Damian Gjiknuri dha dëshminë e tij në SPAK në lidhje me hetimet për këtë aks rrugor.