Policia Rrugore në Tiranë ka ushtruar kontrolle të pandërprera në të gjitha akset e qarkut, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar disa persona.
Gjithashtu, deri tani janë tërhequr 50 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 45 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.
Njoftim:
Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset e qarkut, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-A. Gj., 20 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi Cannabisi dhe një palë pranga si të Policisë;
-A. I., 32 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën lëndë piroteknike dhe 1 mjet prerës (thikë);
-J. M., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. S, 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-L. T., 53 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç, i cili si pasojë është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, deri tani janë tërhequr 50 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 45 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.
Më tej, përgjatë 24 orëve, janë vënë 2133 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore.
Kontrollet do të vijojnë në 24/7, në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me radarë, kamera, dronë dhe me patrulla të lëvizshme.