Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT. Rama gjatë fjalës së tij foli edhe për spitalin e Onkologjikut. Ai u shpreh se ende ka probleme për t’u adresuar dhe se duhet të mësojmë nga e shkuara që raste të tilla si onkologjiku të mos përsëriten më.
Rama tha se një rast i ngjashëm kishte ndodhur në departamentin e kardiokirurgjisë në Zvicrës. Ai u shpreh se skandali pasoi me një pastrim të personelit për shkak të ngjarjeve korruptive me kompanitë lidhur me aparaturat mjekësore.
“Kemi ende probleme për të adresuar, jemi të gjithë të vëmendshëm që mësimet e hidhura të së shkuarës të na vlejnë dhe ngjarje si ajo e onkologjikut të mos përsëritur. Por kjo është një betejë e përditshme, jo vetëm shqiptare.
Në Davos mësova rastin e kardiokirurgjisë në Zvicër që pak kohë më parë ishte përfshirë në një skandal që pasoi një pastrim të personelit për shkak të ngjarjeve korruptive me kompanitë lidhur me aparaturat mjekësore. Shpesh ndodhemi në situata sikur biem nga qielli por kjo është një përpjekje e gjithanshme dhe e përditshme”, tha ai.