Dy persona janë arrestuar në Lushnjë për ushtrim dhune në familje ndaj grave të tyre. Një 34-vjeçar është kapur në flagrancë nga efektivët e policisë pasi kishte dhunuar gruan e tij. Policia ka njoftuar se shtetasi A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, është arrestuar për këtë akt të dhunës.
Po ashtu, në Radostinë, një tjetër person, shtetasi R. Sh., 44 vjeç, është arrestuar në flagrancë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërhyrë dhe e kanë prangosur 44-vjeçarin, i cili është akuzuar për ushtrim dhune në familje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Radostinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasii A.L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.