Ballina Politika ‘Delina Fico mori miliona dollarë nga USAID dhe DASH’, PD: Të nisin...

‘Delina Fico mori miliona dollarë nga USAID dhe DASH’, PD: Të nisin hetimet

84
0

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka akuzuar Delina Fico, drejtoreshën e Programeve të Shoqërisë Civile, për abuzime me fondet e USAID dhe DASH. Ajo ka kërkuar që organet përkatëse të fillojnë një hetim mbi veprimtarinë e Ficos dhe përdorimin e fondeve nga OJF-të që ajo drejton në Shqipëri dhe jashtë saj.

PD e akuzon Ficon për përfitime të konsiderueshme financiare, duke theksuar rrogën e saj, që ka arritur vlerën më të lartë në vitin 2017 me 129 mijë dollarë dhe 126 mijë dollarë në vitin 2023. Instituti i menaxhimit lindje-perëndim, ku Fico ka mbajtur pozita drejtuese, ka zbatuar projekte të rëndësishme, përfshirë ato të financuara nga USAID dhe Departamenti i Shtetit. Përveç kësaj, PD ka nxjerrë në pah lidhjet e Ficos me një rrjet OJF-esh të lidhura me Sorosin, që kanë përfituar gjithashtu fonde të shumta publike.

Genta Vangjeli ka kërkuar që aktivitetet e Delina Ficos të hetohen nëse janë zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe për të verifikuar deklarimet e saj financiare pranë ILDKPI.

Denoncimi:

“Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë.

Ky institut ka regjistruar 6 projekte për Shqipërinë ndër të cilët veçojmë:

1. Projekti 5-vjeçar (2016- 2021) 10.5 milion dollarë ‘Justice for all’ që lidhej me reformën në drejtësi

2. Projekti 18-mujor (2020 – 2022) për forcimin e standardeve dhe integritetit të mediave në Shqipëri

3. Projekti për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë (2021- 2025).

Sipas pasqyrave dhe statusit të tij jo fitimprurës, ky institut rezulton të financohet edhe nga USAID, Departamenti i Shtetit apo fondacionet e Sorosit, dhe, sikurse faktuam më lart, ka patur rol determinant sa i takon ndërhyrjes në reformën në drejtësi, në media dhe gjyqësor.

Sipas Spending data EAST – WEST MANAGEMENT INSTITUTE -Dega në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka përfituar rreth 136 mijë euro nga aparati i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme si rimbursim TVSH, (trupi diplomatik).

Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI dhe këtu përmendim:

-‘Kosovo women’s network’ si anëtare bordi ndër vite

-‘Albanian women empowerment network’- anëtare bordi

-Qendra Streha-anëtare bordi

-Organizata EOS Tech trust – këshilltare

-‘Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim’ për të cilën ka kryer deklarim vetëm në 2014.

-Instituti për kontratën shoqërore SCI

Përveç kësaj një pjesë e këtyre ojf-ve kanë përfituar edhe fonde publike, kështu sipas Spending Data:

-Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, 18 mijë euro

-Qendra Streha, 14 mijë euro

-Refleksione, 35 mijë euro

Për transparencën e opinionit publik prezantuam aktivitetin dhe fondet e përfituara nga bashkëjetuesja e ish ministrit dhe deputetit Çuçi, për të cilën gazetari konservator Matt Palumbo shprehet:

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile”.

Partia Demokratike kërkon nga organi respektiv të nis hetimin për veprimtarinë e znj.Delina Fico nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.