Ish-Presidenti Bamir Topi, gjatë një interviste në një emision televiziv ka folur për dobësimin e së majtës në Shqipëri, duke theksuar se PS ka pësuar goditje të rënda në moralin e saj.
Sipas tij, dobësimi moral është shkaku kryesor për krizën që po kalon ky kamp politik.
Topi theksoi se “morali i tyre ka ikur në fund të këmbëve”, duke e cilësuar këtë si një fakt të qartë, duke e lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit që kanë bërë që aktakuzat juridike të ngrihen kundër disa prej përfaqësuesve të këtij grupimi.
Ai shpjegoi se aktualisht ata “po mbrohen nga sistemi”, duke nënkuptuar se një pjesë e politikanëve të majtë kanë përdorur mundësitë e tyre për të shmangur përgjegjësinë ligjore deri më tani.