Ballina Sport Lara Colturi vijon garat në Kupën e Botës, skiatorja shqiptare renditet sërish...

Lara Colturi vijon garat në Kupën e Botës, skiatorja shqiptare renditet sërish e 7-ta në Sestriere

40
0

Pas debutimit në Kampionatin Botëror javën e kaluar, skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në garat e Kupës së Botës. Në ndalesën e radhës në Sestriere të Italisë, ajo u rendit sërish në vendin e 7-të në disiplinën e Slallomit Gjigant.

Në përfundim të dy zbritjeve, Colturi tregoi një përmirësim të dukshëm, duke u pozicionuar e 9-ta në zbritjen e parë dhe e 5-ta në të dytën. Me kohën e përgjithshme, ajo mbeti vetëm 2 sekonda larg fitueses së garës, Federica Brignone nga Italia.

Falë kësaj performance, Lara Colturi grumbulloi edhe 36 pikë të reja në renditjen e Kupës së Botës, duke forcuar pozitat e saj në skenën ndërkombëtare të skive. Këto gara janë thelbësore për të siguruar sa më shumë pikë dhe për të garantuar një vend në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.