Ballina Europë Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

Presidenti francez: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

52
0

Një sulm me thikë ka nododhur në Francë, ku një 37-vjeçar algjerian ka vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në lidhje me këtë ka reguar presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili tha se ky sulm me thikë ishte “terrorizëm islamist”.

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.

Ndërsa zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rasti dhe se autori është arrestuar.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.