Ballina Kronika Tiranë, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet me qëllim esktradimi...

Tiranë, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet me qëllim esktradimi 52-vjeçari

66
0

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,  në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të  shtetasve me rrezikshmëri, lokalizoi dhe arrestoi në Tiranë, pjesëtarin e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e  Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë,  për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”,  u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë.

Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.