Ballina Politika Zgjedhjet e 11 majit, KQZ del me 3 propozime për zonat ku...

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ del me 3 propozime për zonat ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik

78
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përdorimin e pajisjeve elektronike për votimin dhe numërimin në zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025. Ky proces, i cili ka dhënë rezultate pozitive në zgjedhjet e kaluara, do të aplikohet në disa njësive administrative në Tiranë dhe Vorë.

Për herë të parë, votimi dhe numërimi elektronik u përdor në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2021 dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2022, duke u vlerësuar për saktësinë e 100% të rezultatit të paszgjedhjes. Pas eksperiencave të suksesshme, KQZ ka vendosur të përfshijë disa zona të Tiranës dhe Vorës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përdorimi i teknologjisë së avancuar është zgjedhur për të siguruar një proces të shpejtë dhe të saktë, duke përfshirë njësitë administrative 1, 3, 5, 8, 9, dhe 10 të Bashkisë Tiranë, si dhe Bërxull, Prezë dhe Vorë në Bashkinë Vorë.

Pavarësisht numrit të mjaftueshëm të pajisjeve për 404 qendra votimi, KQZ ka theksuar se, për shkak të kapacitetit të kufizuar, do të mbulohet vetëm një pjesë e bashkisë Tiranë dhe Vorë. Kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë saktësinë dhe transparencën në procesin zgjedhor.

Komisioni i propozon miratimin e këtij projekti për përdorimin e pajisjeve elektronike në zgjedhjet e majit të vitit 2025, duke u bazuar në suksesin e procedurave të mëparshme dhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor.