Ballina Politika ‘Dokumentat për ndërtim i kemi peshqesh nga këneta’/ Kryeministri Rama: Kur erdhëm...

‘Dokumentat për ndërtim i kemi peshqesh nga këneta’/ Kryeministri Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte fare marrëveshje pensionesh

64
0

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars.

Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë.

“Ka plot shqiptarë që kthehen. E keni parë që ju del llogaria më mirë sdomos kur kursimet e tyre andej i investojnë këtej për një fermë, agroturizëm.

Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj si në komente. Cdokush thotë do pension europian në Shqipëri por sigurimet i ka bërë në Greqi dhe nuk është e mundur pa mbyllur marrëveshjet e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë. Por kur erdhëm në detyrë nuk kishte fare marrëveshje, por Shqipëria nuk kishte fytyrë të ulej si e barabartë në tavolinë.”

Lidhur me lehtësimin për marrjen e dokumentave, Rama u shpreh se çdo dokument merret përmes celularin, përjashtuar atyre të ndërtimit të cilat sipas tij janë peshqesh nga këneta.

“Në këtë vend është më kollaj për të marrë dokumente sepse i merr me celularë, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve e tënde i kemi peshqesh nga këneta që e ka bërë vendin lesh e lish dhe kjo po vihet në vend. Brenda kohës së negociatave me BE do ta mbyllim këtë gjë. Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem. “

Rama vijoi më tej në sesionin me komentuesit duke diskutuar lidhur me furnizimin me ujë në kryeqytet për të cilin u shpreh se kur erdhi në pushtet, asnjë zonë nuk kishte ujë 24 orë, ndërkohë që tani  vijojnë investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

“ Tirana ka 24 orë ujë në 67 % të territorit, ndërkohë vijojnë investimet dhe në tërë Shqipërinë. Nuk ka pasur ujë 24 orë as në komunizëm. Kur morëm detyrën, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë.

Në turizëm dhe ndërtim del më mirë hesapi për të punuar këtu sesa atje. Do të prezantojmë edhe portalin e vendeve të punës aty ku shqiptarët e Europës kanë zemrën.