Ballina Europë E zhdukur prej disa ditësh, policia kërkime intensive në terren për 23-vjeçaren

E zhdukur prej disa ditësh, policia kërkime intensive në terren për 23-vjeçaren

46
0

Autoritetet britanike po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e një vrapueseje të re, e cila është zhdukur prej pesë ditësh.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar dronë të specializuar dhe dhjetë qen nuhatës, ndërsa zona e kontrolluar ka shtrirë mbi 100 milje në verilindje të Anglisë.

Jenny Hall, 23 vjeç, u pa për herë të fundit duke u larguar nga shtëpia e saj në Tow Law, County Durham, të martën pasdite, pak pas orës 15:00.

Mjeti i saj, një Ford Focus i kuq, u gjet më vonë i parkuar pranë rrugës B6278, në një zonë të largët mes Eggleston dhe Stanhope.

Në kërkimet e saj janë përfshirë 60 vullnetarë të shpëtimit malor, por policia ka kërkuar që publiku të mos përfshihet në mënyrë të pavarur në operacion, për të shmangur shpërqendrimin e qenve nuhatës të trajnuar.

Policia e Durhamit, ekipet e shpëtimit malor dhe mbështetja ajrore e HM Coastguard po vazhdojnë operacionin, duke kontrolluar në detaje zonën e pyjeve të largëta dhe terrenet malore të vështira.

Të premten, kërkimet u përqendruan në shtigjet e vrapimit të Hamsterley Forest, një zonë që Hall e frekuentonte shpesh.

Sipas Dailymail familja dhe miqtë e saj janë gjithashtu duke ndihmuar në kërkime, ndërsa policia ka konfirmuar se operacioni po vijon pavarësisht moti të vështirë dhe terrenit sfidues.