Ballina Politika Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga kryebashkiaku i Arnsberg Z.Peter Blume.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga kryebashkiaku i Arnsberg Z.Peter Blume.

32
0

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ishte në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, ku u mirëprit nga kryetari i bashkisë Z.Peter Blume dhe Sekretarja e CDU Znj.Chantal Krengel.

Ai tregon se ndanë eksperiencat e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.
Z Arbana foli për zhvillimin e Shijakut pas tërmetit dhe të gjitha investimet që janë bërë me mbështetjen e Kryeministrit Rama.

Pjesë e diskutimeve të kësaj vizite ishte dhe vota historike e shqiptarëve të diasporës, sfidat e tyre të emigrimit dhe integrimit në Gjermani.

Kryebashkiaku Arbana shprehet se mirëpret Z. Blume dhe Znj. Krengel për një vizitë në Shijak, për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Ndërkohë që Gjermania sot voton për parlamentin e ri në zgjedhjet e parakohshme. Një nga katër kandidatët për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz është nga qyteti i Arnsberg, si përfaqësues i CDU.