Ballina Politika Kulluri: Partitë kryesore politike janë rreshtuar qartësisht kundër SPAK-ut

Kulluri: Partitë kryesore politike janë rreshtuar qartësisht kundër SPAK-ut

34
0

Edvin Kulluri, anëtar i “Djathtas 1912, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se partitë kryesore politike “janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut”.

“Ka disa parti politike, ato kryesore, që janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Me ndalimin e Veliajt është e qartë që palët kryesore në Kuvend janë të pozicionuara qartë kundër organeve të reja të drejtësisë. Kjo pjesë e politikës, në inkoherencë të plotë me ato që thonë vetë dhe si votuan në vitin 2016, kanë dalë hapur kundër nismës që morën vetë për SPAK dhe GJKKO”, tha Kulluri.

“Duhet inkurajuar SPAK-u, sidomos nga opozita, që të mbajë nën vëzhgim administratën shtetërore. Se ky është problemi kryesor në Shqipëri me abuzimin e votës. Unë lajthitjen e Ramës e kuptoj, por nuk e kuptoj pse opozita nuk e mbështet SPAK-un”, shtoi më tej Kulluri.

Sipas tij, është e pakuptueshme “pse opozita acarohet me SPAK-un që po kërkon të kufizojë abuzimet e qeverisë”.