Ballina Bota Mijëra kanadezë kërkojnë heqjen e shtetësisë për Elon Musk

Mijëra kanadezë kërkojnë heqjen e shtetësisë për Elon Musk

46
0

Një numër në rritje i kanadezëve po mbështesin një peticion duke i kërkuar kryeministrit të tyre Justin Trudeau t’i heq shtetësinë kanadeze miliarderit Elon Musk.

Peticioni, i nisur nga banori Qualia Reed i provincës British Columbia dhe i sponsorizuar nga deputeti i Partisë së Re Demokratike (NDP), Charlie Angus, argumentoi se Musk është “angazhuar në aktivitete që shkojnë kundër interesit kombëtar të Kanadasë”.

Peticioni thekson se Musk, një ndër ndihmësit kryesor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “ka përdorur pasurinë dhe fuqinë e tij për të ndikuar në zgjedhjet tona”, si dhe pretendon se Musk është “një anëtar i një qeverie të huaj që po përpiqet të fshijë sovranitetin kanadez”.

“Ne, të nënshkruarit, qytetarët e Kanadasë, i bëjmë thirrje kryeministrit që t’i heq statusin e dyshtetësisë Elon Muskut dhe t’i heq menjëherë pasaportën kanadeze”, thotë peticioni.

Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, mori shtetësinë kanadeze përmes nënës së tij, e cila lindi në provincën kanadeze Saskatchewan.

Më shumë se 52.100 kanadezë kanë nënshkruar peticionin online që do të paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve pasi të mbyllet më 20 qershor.

Deri më tani nuk ka asnjë tregues nëse qeveria kanadeze do të shqyrtojë heqjen e shtetësisë së Muskut.