Ballina Kuriozitete Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të...

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë – publikohen pamjet

37
0

Një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë. Vetura e Alef Aeronautics mund të drejtohet si një veturë normale në rrugë, por ka gjithashtu aftësi që i lejojnë të ngrihet në ajër.

Prodhuesi i automjeteve me bazë në SHBA publikoi videon e parë të veturës fluturuese.

CEO i Alef, Jim Dukhovny, tha: “Ky test përfaqëson një provë të rëndësishme të teknologjisë”.

Bëhet e ditur se vetura është në gjendje të fluturojë 177 kilometra me vetëm një karikim.

Kompania ka marrë tashmë 3,300 porosi.

Ndryshe, për fluturime komerciale, Alef shpreson të prodhojë një veturë Alef Model A me dy vende.